Rikthehen kasetat, shitjet më të larta në 20 vjet

Rikthehen kasetat, shitjet më të larta në 20 vjet


Fun


Gazeta Express

20/04/2023 21:57

Shitjet e kasetave kanë arritur nivelin më
të lartë në 20 vjet, sipas një studimi.

Siç raportoi Radio X, Industria Fonografike
britanike (BPI) gjeti se popullariteti i këtij formati ishte rritur më 10 vjet
në vazhdimësi. Shitjet e kasetave megjithatë mbesin më ulët se regjistrimet e
reja.

Numri total i shitjeve të kasetave është
rritur nga 3,823 më 2012 në mbi 195,000 më 2022.

Është thënë se rritja është nxitur nga
publikimet e artistëve të mëdhenj si Arctic Monkeys, Harry Styles dhe Florence
+ the Machine. Sipas BPI, shitjet më të mëdha të kasetave u bënë në vitin 2022.