Ronaldo e bën keçerin, merr veç karton të verdhë

Ronaldo e bën keçerin, merr veç karton të verdhë


Futboll


Gazeta Express

19/04/2023 10:36

Cristiano
Ronaldo ishte totalisht jashtë kontrollit mbrëmë në humbjen e ekipit të tij, Al-Nassr
nga Al-Hilal në derbin e Sudi Pro League.

Përpos
gjestit të pahijshëm dhe të turpshëm që e bëri pas përfundimit të ndeshjes, kur
e kapi organin e tij gjenital si përgjigje ndaj provokimeve të tifozëve kundërshtarë,
të cilët thërrisnin “Messi, Messi”, gjatë lojës 38 vjeçari e bëri edhe një
veprim të paparë ndonjëherë, shkruan “Gazeta Express”.

Pesë
herë fituesi i Topit të Artë në fakt e bëri rolin e keçerit duke e kapur për
fyti dhe duke e rrëzuar në tokë një lojtar kundërshtar.

E
çuditërisht, “CR7” u ndëshkua veç me karton të verdhë pas këtij gjesti
josportiv. /Gazeta Express/