Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për arsimin dual





Qeveria në seancën e sotme, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për arsimin dual të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Konform konkluzioneve, pritet që Këshilli ekonomiko – social të japë propozime konkrete për stimulimin e kompanive të përfshira në procesin e edukimit dual.

 

Në vitin akademik 2022/2023, kumtuan nga Pres shërbimi i qeverisë, sipas Informacionit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, arsimi dual zbatohet në 61 shkolla të mesme profesionale në të gjithë vendin, në 225 paralele me 2.763 nxënës të regjistruar dhe në bashkëpunim me 450 kompani.

“Në Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin akademik 2023/2024, është paraparë rritje e numrit të dy paraleleve dhe bashkëpunim me mbi 500 kompani”, theksohet në kumtesë.

Projekti për arsimin dual profesional i cili zhvillohet sipas terkut gjerman, ka nisur zyrtarisht nga shtatori i vitit 2017, ndërsa qëllimi është të kontribuojë në rritjen e punësimeve të të rinjve dhe në prodhimin e personelit me aftësi dhe kompetenca adekuate, të aftë për të hyrë në tregun e punës pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional.

Me këtë arrihet edhe ulja e hendekut midis ofertës dhe kërkesës të fuqisë punëtore në tregun e punës.