Nuk u shpëton asgjë, 3 shenjat e horoskopit që janë non-stop me telefon në dorë

Nuk u shpëton asgjë, 3 shenjat e horoskopit që janë non-stop me telefon në dorë


Fun


Gazeta Express

18/04/2023 22:13

Sipas astrologes dhe këshilltares
shpirtërore, Brilla Samay, ekzistojnë tre shenja horoskopi që kanë më shumë
gjasa të qëndrojnë më gjatë se të tjerët para ekranit të telefonit.

Le ta pranojmë: shumë
nga jetët tona zhvillohen në telefonat tanë. Midis komunikimit me të tjerët,
përditësimin me ngjarjet më të fundit të kulturës pop – ka kaq shumë gjëra për
të bërë nga një smartphone i vogël.

Thënë këtë, Brilla Samay beson se nëse jeni
një nga këto tre shenja, mund të fajësoni ndër të tjera, edhe grafikun tuaj të
lindjes, për orët e gjata para ekranit:

Gaforret pëlqejnë
të “vëzhgojnë botën nga një hapësirë e sigurt” dhe rrjetet sociale
janë një “mjet ideal për ta bërë këtë”.

Sa i përket mënyrës se si përdorin mediat
sociale, Samay supozon se ata mund ta kalojnë kohën duke mësuar rreth
tendencave të kuzhinës, traditave të ndryshme dhe pak a shumë çdo lloj kontenti
që për ta është interesant.

Peshoret duhet të
jenë gjithmonë në avantazhin e kulturës, nga lëvizjet politike dhe temat
shoqërore deri te “thashethemet më të fundit dhe tendencat e modës”.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të
qëndrojnë të kyçur në rrjetet sociale 24/7, kështu që nëse shihni një Peshore
në telefonin e tyre, ka të ngjarë që ata të mos jenë duke u treguar të
pasjellshëm, por thjesht të jenë duke marrë përditësime në kohë reale për temat
më të fundit nga fusha të ndryshme.

Ujorët kureshtarë
ndoshta nuk do të befasohen shumë kur të shohin shenjën e tyre në këtë listë,
sepse sipas Samay, shenja e ajrit është “e njohur për dashurinë e saj për
të mbledhur njohuri, informacion dhe për të studiuar vazhdimisht përparimet e
epokës së re në teknologji”.

Një këshillë për Ujorin dhe gjithë ata që
qëndrojnë me orë të gjata në rrjete sociale: Përdoreni çdo informacion që
merrni si frymëzim, në vend që të jetoni përmes të tjerëve.