Milani barazon rekordin e Juventusit në Ligën e Kampionëve

Milani barazon rekordin e Juventusit në Ligën e Kampionëve


Sport


Gazeta Express

18/04/2023 23:18

Milani
e arriti sonte kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra
e drejtuar nga Stefano Pioli eliminoi Napolin në çerekfinale të kësaj gare,
shkruan Gazeta Express.

Ndeshja
e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 1:1,
teksa kampioni në fuqi italian kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 1:2.

“Rossonerët”
e sigurojnë pjesëmarrjen në gjysmëfinale për herë të parë pas 16 vjetësh.

Hera
e fundit ishte viti 2007, kur “Kuqezinjtë” edhe ishin shpallur kampionë të
Evropës.

Milani tani ka barazuar rekordin e Juventusit, duke u bërë vetëm skuadra e dytë italiane që do të luajë për herë të shtatë në gjysmëfinale në epokën e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/