Lampardi regjistron “rekord të zi” si trajner i Chelseat

Lampardi regjistron “rekord të zi” si trajner i Chelseat


Sport


Gazeta Express

18/04/2023 23:56

Frank
Lampard ka regjistruar një rekord negativ si trajner i Chelseat.

“Blutë”
pësuan humbje nga Real Madridi edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e
Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Ashtu
si ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu”, edhe në “Stamford Bridge” ndeshja u
mbyll 0:2 në të mirë të “Los Blancos”, që siguruan kalimin për në gjysmëfinale.

Kjo
ishte ndeshja e katërt e londinezëve me trajner Lampardin, si dhe humbja e katërt
radhazi.

Kësisoj, 44-vjeçari bëhet trajneri i parë i Chelseat që nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e tij të para.

/Gazeta
Express/