Kompletohen çiftet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ja kur luhen ndeshjet

Kompletohen çiftet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ja kur luhen ndeshjet


Futboll


Gazeta Express

19/04/2023 23:02

Tashmë dihen edhe çiftet gjysmëfinale të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do të ndeshet me Manchester
Cityn në një finale para finales, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, “Derby della Madonnina” do
të jetë në gjysmëfinalen tjetër ku do të ndeshen rivalët e mëdhenj lokalë,
Milan dhe Inter.

Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen më 9
maj, kurse ato të kthimit një javë më vonë, më 16 maj. /Gazeta Express/