Riki në Radio Dukagjini, paralajmëron projekte të reja

E marta si zakonisht vjen në Radio Dukagjini me muzikë live në kuadër të emisionit Super Trend me Drilonën dhe Mirdonin.

Sonte i ftuar ishte artisti i ri i njohur si Riki, i cili përformoi disa këngë me kitarë. Riki këndoi edhe projektin e tij të fundit, që është publikuar para pak ditësh të titulluar “Sara”.

Këngën mund ta dëgjoni në kanalin e tij në Youtube, ku ka edhe këngë të tjera nga artisti.
Riki deklaroi se paraqitet në mbrëmje të shumta muzikore anëekënd Kosovës, si dhe është i pranishëm edhe nëpër dasma.

Riki në emisionin Super Trend në Radio Dukagjini

 

Ai thotë se ka përvojë edhe me punën në radio, pasi ka punuar si teknik i audios, kohë të cilën ai e konsideron si supereksperiencë të mirë në jetën e tij, dhe puna e parë që nuk kishte të bënte me të bërit muzikë.

Riki është aktiv edhe në rrjetet sociale, sidomos në TikTok ku publikon shpesh video të tij të këngëve dhe coverave që ai i punon.

Në një të ardhme të afërt pritet publikimi i disa këngëve nga Riki, i cili deklaroi se tashmë janë të përfunduara, dhe për të cilat është duke punuar për videoklipet.