Lansimi i Programit ,,EraDigjitale”

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, bashkë me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Dimitar Kovaçevski, sot, realizuan Konferencën e përbashkët për shtyp dedikuar digjitalizimit.

Në Konferencën e sotme, u promovua slogani ,,EraDigjitale”, sipas së cilit do të vazhdojë të udhëhiqet procesi i transformimit digjital ,,EraDigjitale” (https://digitalera.mioa.gov.mk), Platforma më e re ‘online’ e MSHIA-së dhe kjo iniciativë sjell plotësimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe administratën.

Siç, theksoi ministri Aliu, ,,EraDigjitale”,, nëpërmjet ‘online’ shërbimeve, synon t’i lehtësojë shërbimet në kohë reale për qytetarët, të rrisë transparencën, si dhe llogaridhënien e administratës shtetërore. Gjitahshtu, dukshëm do të reduktohet koha e shpenzuar për marrjen e shërbimeve nga sportelet. MSHIA-ja në pesë qytete posedon Qendra të integruara të shërbimeve që ofrojnë konceptin e ‘one-stop-shop’, ndërsa me Strategjinë e re për transformimin digjital, qytetarët tanë do të kenë mundësi që t’i marrin këto shërbime në të gjitha vendbanimet.

,,Dua të theksoj se, gjatë digjitalizimit të shërbimeve, vëmëndje e veçantë do t’i kushtohet përmirësimit të infrastrukturës digjitale edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Duke qenë të vetëdijshem se Transformimi digjtal po ndryshon jetesën dhe përditshmërinë si të qytetarëbve ashtu edhe të bizneseve, për zbatim të suksesshëm gjatë hartimit të strategjive, do të përfshihen të gjithë anëtarët e shoqërisë sonë në mënyrë të barabartë si të rinjtë, shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit për të siguruar ekosistem digjital gjithpërfshirës”, theksoi ministri Aliu.

Ministri, potencoi dhe se siguria kibernetike do të ketë theks të veçantë të transformimit digjital që do të jetë një prej shtyllave të Agjencisë digjitale, e cila do të themelohet gjatë këtij viti. Gjithashtu, njoftoi se në javët në vijim do të organizohen Konferenca me sloganin ,,EraDigjitale”, kushtuar proceseve konkrete, të cilat do të digjitalizohen, si dhe do të ketë diskutime për implementimin e strategjive nacionale të transformimit digjital.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Dimitar Kovaçevski, mes tjerash potencoi se fokusi në periudhën në vijim do të jetë në aplikimin e digjitalizimit në të gjitha nivelet e shtetit nëpërmjet shërbimeve të shpejta elektronike dhe sigurimit të plotë të sistemit ‘one-stop shop’ për të gjithë qytetarët.