Kapet nga policia prishtinasi që po voziste me patentë shofer të falsifikuar



Autori: Gazeta inFokus


09:59 | 18 April 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë të hënën pasdite, pasi pas ndaljes pati dyshime se i njëjti është duke përdorur një patentë shofer të falsifikuar.

Sipas policisë burri është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke e drejtuar automjetin e tij me patentë shofer, ku dyshohet të jetë i falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/