11 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë të dielën

11 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë të dielën


Fun


Gazeta Express

18/04/2023 22:17

Mbrëmja e së dielës
është një nga netët më stresuese të njerëzve, sipas një sondazhi të vitit 2013
nga Monster.com, sipas të cilit rreth 78 % e njerëzve e përjetonin mbrëmjen e
së dielës si më të tmerrshme nga të gjitha ditët. Kjo, sepse u kujton atyre
javën e re dhe të ngarkuar që i pret të nesërmen.

Por mbrëmja e së
dielës të ndihmon për të parashikuar një javë të mbarë dhe të qetë, nëse
mësohesh që ta organizosh siç duhet. Zakonisht, njerëzit e suksesshëm e kanë
mbrëmjen e së dielës një nga momentet e tyre më të mira, sepse përgatiten që të
hyjnë në javën e re me këmbën e djathtë. Ja çfarë bëjnë ata.

Shpenzojnë kohë me
familjen dhe miqtë.
 Sepse
e dinë që java do të jetë e gjatë dhe më e mbarë, nëse kalojnë më shumë kohë me
të dashurit e tyre.

Planifikojnë diçka
argëtuese. 
E hëna vjen
shumë shpejt dhe për ta pritur mirë, njerëzit e suksesshëm e konsiderojnë diçka
shumë të rëndësishme që mbrëmjen e së dielës të fokusohen në gjërat argëtuese
me familjarët.

Organizojnë planin
e javës.
 Disa njerëz të
suksesshëm kanë dëshirë të shohin kalendarin dhe të vendosin objektivat e javës
qysh në mbrëmjen e së dielës.

Bëjnë ushtrime. Çfarëdo, shëtisin, luajnë lojëra të
ndryshme, tenis, ose shkojnë në palestër.

Hanë shëndetshëm. Këtë e bëjnë gjithmonë, por sidomos
mbrëmjet e së dielës kalojnë kohë për të ngrënë ushqimin e tyre të preferuar.
Alkooli nuk zë vend tek ata këtë mbrëmje, sepse e hëna nuk duhet të nisë me
dhimbje koke. Një vakt i shëndetshëm dhe çaj bimor me limon është ideal.

Lexojnë. Shumë njerëz të suksesshëm e kanë rutinë
të lexuarin, kështu që edhe e diela në mbrëmje nuk bën përjashtim nga kjo.

Ndjekin të gjitha
angazhimet.
 Ndërsa kanë
bërë premtime për t’i realizuar javën e kaluar, ata gjithmonë e gjejnë
mundësinë për t’i realizuar. Kështu, këtë mbrëmje ata angazhohen për gjëra të
reja që duhet t’i arrijnë gjatë javës.

Pushojnë. Ndërsa e dinë se java do të jetë super e
ngarkuar, kjo mbrëmje ka nevojë për më shumë relaks dhe njerëzit e suksesshëm e
dinë mjaft mirë këtë. Qetësi për trupin dhe mendjen.

Reflektojnë. Darka mund të jetë një moment mjaft i
mirë për të kthjelluar ndjenjat, sidomos nëse mbrëmja e së dielës është ajo
periudhë stresuese që kalojnë të gjithë. Një mënyrë e mirë është edhe për t’i
shkruar ndjesitë dhe perspektivat e javës. Kjo bën mirë për t’u qetësuar.

Kontribuojnë si
vullnetarë.
 Një mënyrë
tjetër mjaft e mirë, sipas specialistëve, është edhe të japësh kontributin si
vullnetar aty ku dikush ka nevojë. Asgjë më shumë se kjo nuk do të ta heqë
stresin para një jave të gjatë e të mbushur. Është një moment për të qenë më
human dhe për ta ndier veten me të lehtë.

E mbyllin të dielën
me një shënim:
 E hëna do
të vijë, pavarësisht mënyrës se si ndihesh, kështu që përpiqu të mbledhësh sa
më shumë energji pozitive dhe të reflektosh mbi përvojat pozitive të fundjavës.