Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Ozzy Osbourne

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Ozzy Osbourne


Yjet


Gazeta Express

17/04/2023 20:17

Këngëtarit të njohur britanik, Ozzy
Osbourne (74), është dukur me shëndet të brishtë ku është parë duke ecur me një
shkop dhe është ndaluar disa herë që t’i marrë erë luleve në Los Angelos

Ikona e muzikës britanike ka filluar betejën e
tij kundër sëmundjes së Parkinsonit.

Ai është fotografuar gjatë një shëtitje të tij
në Los Angeles, derisa duket së gjendja e tij është përkeqësuar.

74 vjeçari ecte përkrah kujdestares së tij, e
cila këpuste lule gjatë shëtitjes së tyre nëpër lagje, duke u siguruar që
rokeri të ndihet sa më mirë.

Ozzy, që njihet për muzikën hard metal Rock merrte aromën e luleve të bardha dhe rozë, të cilat i mblidhte bashkë me kujdestarën e tij, e që dukej se gjendja shpirtërore e tij ishte e mirë gjatë këtij udhëtimi. /GazetaExpress/