Butrint Imeri publikon video në rrjetet sociale përkrah një vajze

Butrint Imeri muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të diskutuar në showbizin shqiptar.

Kjo pas hyrjes së ish-partneres së tij, Kiara Tito në Big Brother VIP Albania dhe veprimeve që rrodhën pastaj.

Emri i tij u lakua disa herë në media, meqë shpesh ngacmonte edhe me postimet që ndante në rrjete sociale.

I njëjti së fundmi po ashtu ka bërë kureshtarë ndjekësit me një video të publikuar në InstaStory.

Ai shihet së bashku me një vajzë në makinë duke kënduar së bashku e shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Kjo ka lënë të dyshohet për një romancë të re apo nëse kjo do të jetë pjesë e videoklipit të tij të ri.

Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të jetë e vërteta, pavarësisht që Imeri viteve të fundit është deklaruar beqar.