Agjenti i Camavingas hedh poshtë mundësinë e largimit të francezit nga Real Madridi

Agjenti i Camavingas hedh poshtë mundësinë e largimit të francezit nga Real Madridi


Sport


Gazeta Express

17/04/2023 23:50

Eduardo
Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi këtë verë.


fundmi u përfol se ai nuk ishte i sigurt për të ardhmen te “Los Blancos”, për
shkak të mungesës së sigurisë për të qenë pjesë e formacionit bazë, transmeton
Gazeta Express.

Megjithatë,
pavarësisht spekulimeve mbi planet e tij, agjenti i Camavingas, Jonathan
Barnett, ka hedhur poshtë çdo mundësi që klienti i tij të kërkojë largimin.

“Ai
dëshiron të jetë në Real Madrid gjatë gjithë jetës së tij. Nuk ka probleme me
Madridin, ne do të ulemi dhe jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje”, ka
thënë Barnett, raporton “AS”.

Kontrata
aktuale e 20-vjeçarit skadon në verën e vitit 2026, por klubi thuhet se është i
gatshëm për të rinovuar me të edhe për dy sezone tjera, si dhe të përfshijë klauzolën
e largimit prej 1 miliard eurosh.

Eduardo
Camavinga ka regjistruar 47 paraqitje me Real Madridin këtë sezon në të gjitha
garat, teksa ka kontribuar me vetëm një asistim. /Gazeta Express/