Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri duele interesante

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me tri takime interesante.

Në planprogramin e ditës së sotme janë paraparë të luhen tri duele nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina-Ferizaj është sfida kryesore e ditës së shtunë, ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Duel interesant pritet të luhet edhe në ‘Riza Lushta’, ku Trepça i bën ‘konak’ Llapit, derisa Malisheva në shtëpinë e tyre ballafaqohet me Gjilanin.

/GazetaBlic Sport/