Besfort Dervishaj: “Besoj se nesër do kthehemi te fitoret – do të luftojmë deri në fund që ta shmangim rënien në Ligën e Parë”

Klubi futbollistik Drenica po kalon në një sezon të vështirë.

Drenica gjendet në pozitën e fundit në tabelë teksa në tri xhirot e fundit ka pësuar humbje nga Drita, Prishtina e Llapi, duke mos gjetur as golin në këtë proces, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe xhiro e javës së 30’të do të jetë mjaft e vështirë për klubin e udhëhequr nga pasi të dielën do të takohen me kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin.

Mesfushori i Drenicës, Besfort Dervishaj ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ ku tha se shpreson që në këtë xhiro do të arrijnë të kthehen tek fitoret, kurse duke folur për pozicionimin e tyre në tabelë ai tha se do të luftohet deri në fund që të shmanget rënia në Ligën e Parë.

“Besoj se do kthehemi nesër te fitorja jemi te motivuar për këtë takim, andaj shpresoj për një rezultat pozitiv”, tha fillimisht ai.

“Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, ka ende kohë dhe shpresoj që do ta shmangim rënien në Ligën e Parë”, përfundoi Dervishaj për ‘GazetaBlic Sport‘.