Urim Hyseni është i dyshuari për vrasjen e nënës së tij, dyshohet se i këputi kokën me thikë dhe ia piu gjakun

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në ;lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dysohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.
Burime Sinjalit kanë konfirmuar se i dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij oër vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.
Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.