Maliqi: Udhëtojmë për pikët e plota në Mitrovicë, e kam arritur formën që dua

Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë fundjave me ndeshjet e javës së 29-të.

Kjo xhiro, e cila pritet të jetë e zjarrtë, nis të shtunën pasdite me tri ndeshjet e para të kësaj fundjave.

Trepça ’89 dhe Llapi do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’, atje ku pritet të jetë një përballje shumë interesante, ashtu siç kanë qenë gjithmonë ndeshjet mes këtyre dy skuadrave.

Para këtij takimi, futbollisti i Llapit, Bekim Maliqi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se do të udhëtojnë për të fituar të tre pikët, pikë këto që do të kontriubojnë në arritjen e objektivave që ka klubi.

Nornalisht, si çdo ndeshje edhe në Mitrovicë shkojmë vetëm për 3 pikë, për t’i arritur objektivat tona dhe të klubit. Jam i kënaqur me paraqitjet e mia edhe pse në fillim e kisha të vështirë pas atij kartoni të kuq. E kam arritur formën që dua, por natyrisht po mundohem që të jem çdo ditë e më lartë“, tha Maliqi.

Kujtojmë që skuadra e Llapit renditet në vendin e katërt me 39 pikë, kurse Trepça ’89 në pozitën e 9-të me 30 pikë dhe po mundohem me çdo kusht të largohet nga zona e rrezikut.

/GazetaBlic Sport/