“Mos e ka gjë emrin gjatë …”, Florjan Binaj reagon pas sherrit të ashpër mes Deas dhe Efit

Aktori Florjan Binaj është përfshirë në polemikat e shkaktuara nga situatat në BBV nëpërmjet një insta story në rrjetin e tij social ku ka ironizuar konkurrenten e BBV Efi.

“Ore, Efi mos e ka gjatë emrin MLLEFI?”  shkruan ai në instastory.

Ky reagim i tij ka ardhur pas një debati që Efi pas rikthimit ne BBV ka zhvilluar me Dean, ku gjuha e konkurrentes ka qenë mjaft e ashpër dhe me shprehi kërcënuese.

Efi është shprehur se ishte acaruar nga moralet e personave që sillen si të urtë dhe kjo bëri që të nënkuptoj se bëhet fjalë për Dea Mishel.

Ky ka qenë vetëm një nga episodet e përplasjeve të Efit pas rikthimit në Big Brother Vip, ku është kritikuar disa herë nga ndjekësit në rrjetet sociale.