Manchester United lëshon fitoren nga duart, Juventus fiton minimalisht ndaj Sporting

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Europa League.

Manchester United ka lëshuar fitoren nga duart në “Old Trafford”,  shkruan GazetaBlic Sport.

“Djajtë e Kuq” barazuan me rezultat 2 me 2 me Sevillan, me Sabitzer që shënoi të dy golat për vendasit, kurse Navas dhe një autogol i Maguire i barazuan shifrat. Gjithçka do të vendoset tashmë në ndeshjen e kthimit në Andaluzi.

Juventus ka triumfuar ndaj Sportingut me rezultat 1 me 0, kurse Bayer Leverkusen dhe Royale Union barazuan me rezultat 1 me 1.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen me datën 21 prill.

/GazetaBlic Sport/