Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka tentuar t’i zbusë shqetësimet lidhur me rrjedhjen e supozuar të dokumenteve të klasifikuara amerikane javën e kaluar.
Biden tha se rrjedhja e këtyre dokumenteve – ku jepen detaje rreth aftësive ushtarake të disa aleatëve dhe kundërshtarëve të SHBA-së – nuk zbuloi asgjë shumë të vlefshme.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim zyrtar për këtë çështje pasi iu referua ky rast nga Pentagoni, që po vazhdon të punojë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrjedhja e dokumenteve.
Mediumi amerikan Washington Post raportoi më 12 prill se personi që dyshohet se publikoi dokumentet në platformën për komunikim Discord, ishte një entuziast i armëve i cili punonte në një bazë ushtarake. Ky medium raportoi duke u bazuar në intervista të bëra me dy anëtarë të këtij grupi të paidentifikuar.
Dokumentet thuhet se u postuan muaj më parë, por nuk tërhoqën vëmendje deri kur mediumi amerikan The New York Times raportoi për këto dokumente.
“Po zhvillohet një hetim i plotë, siç e dini, në komunitetin e inteligjencës dhe Departamentin e Drejtësisë. Dhe ata po afrohen”, u tha Biden gazetarëve në Dublin më 13 prill, duke komentuar për herë të parë publikisht pas rrjedhjes së dokumenteve.
Biden, i cili është duke e bërë një vizite katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës, shtoi se ai “nuk është i shqetësuar për rrjedhjen”.
Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se Biden nuk diskutoi për këtë çështje gjatë takimit të kësaj jave me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, në Irlandën e Veriut.
Numri i dokumenteve të zbuluara, disa prej të cilave thuhet se shënoheshin me etiketën “top sekret”, nuk është i ditur.
Ato supozohet se përfshijnë informacione të ndjeshme rreth Ukrainës, Koresë së Jugut, Izraelit dhe shumë vendeve të tjera. Administrata e Bidenit ka frikë se rrjedhja e informacionit mund t’i dëmtojë marrëdhëniet e SHBA-së me aleatët kryesorë dhe partnerët strategjikë të saj.
Grupi në Discord dyshohet se përfshinte njerëz nga Rusia dhe Ukraina, sipas mediumit, dhe ishte i fokusuar në një “dashuri reciproke për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin”. Platforma Discord është e famshme në mesin e adhuruesve të video lojërave online.
Personi që postoi dokumentet, i cili përdorte një llogari me nofkën OG, dyshohet se u tha anëtarëve të grupit se ndonjëherë punonte në një pjesë të bazës ushtarake “që ndalonte telefonat celularë dhe pajisjet e tjera elektronike”.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha në televizionin ukrainas më 12 prill se “rreziku i rrjedhjeve është shumë minimal” sepse vetëm një “rreth shumë i ngushtë njerëzish” është në dijeni të planifikimeve ushtarake ukrainase./REL/
-
Haxhiu takon homologun e saj danez, flasin për marrëveshjen e transferimit të të burgosurve
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim delegacionin n…
-
Abazoviq në Prishtinë: Kënaqësi e madhe që jam këtu
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka arritur në Prishtinë…
-
Ish-inspektori i AKI-së: Probabiliteti është i vogël që të ndodhë destabilizim i madh në veri
Ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani, ka thënë se ka një probabilite… -
Vuçiq, mesazh serbëve të Kosovës: Çdo konflikt është konflikt me NATO-n, jo me Prishtinën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përfunduar takimin me përfaqësues t…
-
Presidenti i Shqipërisë apelon për zgjedhje të lira dhe pa keqpërdorime
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, bëri thirrje për një fushatë zgjedhore…
-
Kadrijaj: Nuk është mirë që një shtet të dështojë para presionit të Listës Serbe
Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj vlerëson se djegia e veturave në…
-
Ferizaj: Policia dhe të rinjtë në marsh me moton “Drogat vrasin”
Policia Rajonale e Ferizajit në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë nga Drejtori…
-
30 ditë paraburgim ndaj policit të dyshuar se plagosi një serb në veri, tre të tjerët në arrest shtëpiak
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur në lidhje me kërkesën e Prokuroris…
-
Ministria e Kulturës: Kemi argumentuar se kriteret e vendosura për Manastirin e Deçanit s’kanë qenë të qëndrueshme
Manastiri i Deçanit nuk figuron në listën e shtatë monumenteve të trashëgimis…
-
Ekspertët: Rrjedhjet e dokumentave të Pentagonit nuk ka gjasa të ndikojnë Ukrainën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se Ukraina vazhdon të ketë …
-
Hungaria vendos të largohet nga banka e kontrolluar nga Rusia, pas sanksioneve nga SHBA-ja
Hungaria ka vendosur të largohet nga një bankë investimi të kontrolluar nga R…
-
ZRrE-ja, në proces të vlerësimit të aktgjykimit për faturimin e paligjshëm të rrymës në veri
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka bërë të ditur se është në proces …