Artan Grubi: Po realizojmë programin tonë zgjedhor për përkrahje qeveritare të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat si parim i “MO” edhe në sektorin privat!

✅Po realizojmë programin tonë zgjedhor për përkrahje qeveritare të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat si parim i Marrëveshjes së Ohrit edhe në sektorin privat!

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023 përmes të cilit synojmë krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e nivelit të punësueshmërisë së të papunëve, veçanërisht të rinjve, të papunëve afatgjatë dhe përfituesve të të drejtave të asistencës minimale të garantuar.

Përmes këtij plani, Qeveriа do të:
👉🏻përkrahë financiarisht me mjete të pakthyeshme hapjen e bizneseve të reja nga personat e papunë,
👉🏻do të bëjë subvencionimin e vendeve të reja të punës në kompani mikro, të vogla dhe të mesme, ndërmarrje sociale dhe shoqata qytetare,
👉🏻do të financojë trajnime për specializim profesional dhe për zhvillim të aftësive digjitale, etj.